Në Budva gjatë 30 nëntorit dhe 1 dhjetorit u mbajt një konferencë dyditore me temën Përmirësimi i sistemit të mbrojtjes dhe shpëtimit, e cila u organizua në kuadër të projektit Fatkeqësitë natyrore nuk njohin kufinj 2, i cili zbatohet nga FORS Mali i Zi – Fondacioni për Zhvillim e veriut të Malit të Zi. Konferenca u organizua me qëllim të ofrimit të rekomandimeve, shkëmbimit të përvojave, mendimeve, modeleve të praktikave të mira dhe mësimeve të nxjerra në lidhje me përmirësimin e sistemit të mbrojtjes dhe shpëtimit, si dhe informimin e popullatës dhe grupeve të veçanta të synuara për këtë fushë. Në hapje të konferencës pjesëmarrësve iu drejtuan Melanie Bride, menaxhere e projektit për bashkëpunim ndërkufitar në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Milica Abramoviq nga Ministria e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi dhe Veselin Shturanoviq, drejtor ekzekutiv i FORS Mali i Zi.
Konferenca dyditore mblodhi përfaqësues të institucioneve dhe shërbimeve që merren me mbrojtjen dhe shpëtimin, OJQ dhe partnerët e projektit nga Mali i Zi dhe jashtë, të cilët gjatë punës dyditore prezantuan përvoja, rekomandime dhe raste studimore lidhur me organizimin e sistemeve të mbrojtjes dhe shpëtimit në Mal të Zi, në vendet e rajonit dhe në vendet e Bashkimit Evropian.
Projekti Fatkeqësitë natyrore nuk njohin kufinj 2 financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020 dhe në Mal të Zi bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike. Qëllimi i projektit është forcimi i kapaciteteve të njerëzve, institucioneve dhe shërbimeve që merren me mbrojtjen dhe shpëtimin në mënyrë që të zvogëlohet rreziku nga fatkeqësitë përmes edukimit dhe ngritjes së nivelit të ndërgjegjësimit të qytetarëve, modernizimit të pajisjeve dhe përmirësimit të bashkëpunimit në zonen e synuar.
FORS MALI I ZI