Me mbështetjen e Bashkimit Evropian në kuadër të projektit Fatkeqësitë nuk njohin kufij 2, në Podgoricë më 3 qershor 2022 u mbajt një stërvitje demonstruese ndërkufitare për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtim, në të cilën 35 shpëtimtarë nga Mali i Zi dhe Shqipëria kontrolluan dhe treguan gatishmëri për t’iu përgjigjur kësaj fatkeqësie.
Stërvitjes i parapriu një trajnim katërditor i shpëtimtarëve nga këto dy shtete, i cili përfshinte pjesën teorike dhe praktike, gjatë së cilës u njohën me metodat moderne të mbrojtjes dhe shpëtimit në rast zjarri. Trajnuesit ishin oficerë zjarrfikës dhe instruktorë të Shoqatës së Brigadës Zjarrfikëse të Qarkut Primorje-Gorski Kotar me përvojë dekadash në këtë fushë në Kroaci – Nikola Tramontana, Dario Gaush, Sinisha Kauzlariq dhe Igor Hrelja.