Projekti Ishujt e Gjelbërt organizoi dy punëtori me 64 pjesëmarrës nga bashkitë, ndërmarrjet e mirëmbatjes dhe policisë bashkiake. Punëtorite u organizuan në Shkodër dhe Berane dhe ishin fokusuar tek legjislacioni kombëtarë dhe i BE-së në lidhje me mjedisin, veçanërisht detyrimet e përshkruara me ligj dhe zbatimi i tyre, përgjegjsitë për prodhuesit e mbetjeve në sektorin e mjedisit dhe optimizimi i kostove për menaxhimin e mbetjeve.
Gjithashtu pjesëmarrësit patën rastin të diskutojnë rëndësinë e aktorëve lokal për menaxhimin e mbetjeve, problemet dhe shqetësimet me të cilat ndeshen në praktikë dhe zgjidhjet e mundshme. Takimet me përfaqsues lokal në Berane (Novo Naselje, Park dhe Pesca) u mbajtën në Shtator dhe Tetor të vitit 2019.
Gjatë këtyre takimeve, qytetarët patën mundësinë të flisnin me përfaqsuesit e projektit, ndërmarrjes së mirëmbatjes, policisë bashkiake mbi qasjet teknike “E lagësht – e thatë” dhe pilot projektin, të cilat do të mundësojnë ndarjen e mbetjeve në kazan të dedikuar.