Libri i kuzhinës “Gorska trpeza” hartuar në kuadër të projektit “Kuzhina lokale si ofertë turistike në rajonin ndërkufitarë” fitoi vendin e 1-rë në kategorinë “Best among the best in the world“ në konkursin e publikimit më të mirë të kulinarisë në botë. Pavarësisht situatës së pandemisë, pati konkurencë të fortë dhe libri fitoi dy çmime dhe mori të drejtën për të përdorur Çertifikatën “Best in the World”.
Agjensia për Zhvillimin Rajonal Bjelasica, Komovi dhe Prokletije deklaruan: “Faleminderit partnerëve dhe donatorit që mbështtën këtë përpjekje, BE-së përmes programit IPA BNK Mal i Zi – Shqipëri, EBRD/FAO për rajonin Durmitor dhe Ministrinë e Administrimit Publik për bashkfinancimin e dhuruar. Në veçanti falenderojmë gratë që na asistuan dhe që kontribuan që ky botim nga një qoshkë e vogël e botës të tërheqë vëmendjen dhe të meritojë respekt nga ekspertët e gastronomisë botërore!”
Gjeni më shumë informacione mbi projektin dhe vizitoni faqen http://www.gastro-puka.com/en dhe http://montegastro.me/.