Në Hot – Malësi e Madhe me 28 Tetor u zhvillua një konferencë shtypi lidhur me rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar për antikitetet e krishtera në fuksion të zgjerimit të turizmit. Të pranishëm sot në lokacionin e projektit Rritja e bashkëpunimit – Nga antikitetet Kristiane drejt përmirësimit të Turizmit ishin edhe studentë të arkeologjisë nga Mali i Zi dhe nga Shqipëria.
Lidhur me qëllimin dhe fazën e bashkëpunimit folën për Zanin e Veriut, Kosta Dojiq- shefi i mardhënieve me jashtë në Dioqezen e Budimljes Mali i Zi, përfaqësuesi për Shqipërinë, Ormir Shqarri dhe nënkryetari i bashkisë, Sytki Ndreca.
Burimi – Zani Veriut