Në kuadër të projektit Fatkeqsitë Natyrore nuk njohin kufinj FORS në Mal të Zi në bashkpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Drejtorinë e Emergjencave dhe Prefekturën Shkodër organizuan një konferencë me temë “Reduktimi i Rrezikut nga Fatkeqsitë Natyrore dhe Rëndësia e bashkpunimit BNK-së”. Kjo konferencë u organizua në Podgoricë me datë 14 – 15 Nëntor të vitit 2019 me qëllim që të ndihmojë shkëmbimin e eksperiencave, mendimeve, praktikave të mira dhe mësimeve në fushën e reduktimit të pasojave nga fatkeqsitë natyrore si dhe të kontribuoj në informimin e popullatës dhe grupeve target për rëndesinë e bashkpunimit ndërkufitar.
Konferenca mblodhi bashkë përfaqsues nga institucionet dhe shërbimet e mbrotjes dhe shpëtimit, organizata nga shoqeria civile, autoritetet lokale dhe kombëtare, media, partnerët e projektit, etj. Takimi u hap me fjalen e Z. Mevludin Nuhoxhiq, Ministër i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Marija Vukçeviq, Drejtore e Përgjithshme e drejtorisë për Financimin dhe Kontraktimin të fondeve të BE-së në Ministrinë e Financave të Malit të Zi, Ivana Glisheviq Gjuroviq, Koordinatore Kombëtare e programit IPA në Zyrën për Integrimin Evropian të Malit të Zi, Donata Von-Sigsfeld, Menaxhere Programi për Bashkpunimin Territorial në Delegacionin e BE-së në Malin e Zi, Çesk Millja, Prefekti i Shkodrës, dhe Veselin Shturanoviq, Drejtor Ekzekutiv i FORS Montenegro.
Gjatë konferencës, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkpunimit ndërkufitar, rajonal dhe ndërkombëtar në reduktimin e rrezikut nga fatkeqsitë, vazhdimin e përmirësimeve në kapacitetet teknike dhe njerëzore, zbatimin e masave të Kornizës Sendai për Reduktimin e Rrezikut nga FatkeqësitëDizastrat, aksionet parandaluese, edukimin e popullatës mbi rrezikun e mundshëm, miratimin e dokumentave strategjik dhe planeve përkatëse, përfshirë edhe zbatimin e tyre të plotë, përfshirjen aktive të të gjithë institucioneve, organizatave dhe qytetarëve, etj. Përfundimet e konferencës mund të lexohen në linkun këtu.