Konferenca përmbyllëse e projektit Turizëm miqësorë për Fëmijët në rajonin ndërkufitarë u mbajt me datë 22 dhe 23 prill në Podgoricë. Në këtë konferencë morën pjesë mbi 100 persona nga Mali i Zi dhe Shqipëria. Pjesëmarrësit ishin nga sektori privat dhe publik, më së shumti nga industria e turizmit dhe institucione qeveritare që punojnë në mbështetje të industrisë së turizmit dhe strategjisë për zhvillimin e tij.
Konferenca u çel nga Ivana Gjuroviq, Sekretare Shteti në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Ajo theksoi rëndësinë e projektit dhe gadishmërinë e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik për këtë çështje. Menaxheri i komunës së Podgoricës, Marjan Junçaj, foli për rolin e kryeqytetit si partner dhe për projektet me të cilat po merret kryeqyteti, siç janë ndërtimi i parqeve për lojra, peisazhit dhe aktivitete të tjera. Drejtuesja e ADP-Zid, Sanda Rakoçeviq, vlerësoi se projekti i ka arritur objektivat e vendosura, të cilat ishin të kontribuonin në tërheqjen e turistëve familjarë me fëmijë në rajonin ndërkufitarë. Përmes projektit u krijua një markë e re – “Miqësorë për Fëmijë”. Marka është e mbrojtur si autentike malazeze. Në Malin e Zi, 50 ambiente për shërbime turistike janë markuar me markën – “Miqësorë për Fëmijë”. Marka është gjithashtu e përfaqsuar edhe në bregdetin Shqipëtarë me 10 hotele në rajonin Shkodër dhe Lezhë të cilët janë markuar si “Miqësorë për Fëmijë”.
Gjatë konferencës u prezantuan standardet e “Turizmit Miqësorë për Fëmijë” që tashmë aplikohen në 60 hotele/restorante/kafe në Malntë Zi dhe Shqipëri. Përmes projekti u krijuan standardet bazike dhe premium dhe tani është në detyrën e hoteleve të përcaktojnë cilin standard do aplikojnë.
Përveç audiencës në sallë kishte edhe shumë pjesëmarrës online, kryesisht ekspertë në fushën e turizmit. Z Erzhen nga Sllovenia prezantoi konceptin e Turizmit 4.0 në emër të Arctur.si, sipas të cilit turistët orientohen të frekuentojnë destinacionet më pak të vizituara në Slloveni duke përdorur tokenizimin. Ata gjithashtu analizojnë kërkimet e ofertës turistike në Slloveni ku konsiderojnë vendet që frekuentojnë turistët dhe si mund të diversifikohet kjo hartë. Josipa Bençek në emër të organizatës Kutin oprezantoi aplikacionin AR, i cili ka si qëllim kryesor edukimin e fëmijëve në natyrë. Ky aplikacion është dizenjuar t’i ofrojë fëmijëve tablete gjatë kohës që ata qëndrojnë në natyrë dhe kur kanë kontakt me kafshë të ndryshme i skanojnë dhe marrin informacione për to. Organizata Kutin ofron gjithashtu paketa trajnimi në hotelet, në vend të dhomave të lojrave ku fëmijët kalojnë kohën zakonisht. Z Abderrahim Kassou nga Maroku shrytëzoi mundësinë për të prezantuar aktivitetet aktuale sa i përket përdorimit të inovacionit dhe kreativitetit në promovimin dhe ruatjen e vlerave të kulturës dhe trashigimisë tradicionale të vendit të tij. Ai ndau me audiencën shembuj të modifikimeve dhe rregullimeve më të fundit në lidhje me komunikimin e potencialeve turistike grupeve të ndryshme (të rinjve, ekspertëve, turistëve që kërkojnë pushime aktive etj) dhe valorizimit të lokaliteteve konkrete.
Në sesionin e fundit të ditës së pare kishte gjithashtu biseda mbi COVID dhe periudhën post-COVID. Maurizio Davlio nga Italia foli mbi turizmin në Itali, trendin e turizmit në atë vend si dhe ndikimin që ka COVID në industrinë e turizmit të një vendi që frekuentohet nga turistë gjatë gjithë vitit. Hjortur Smarason në emër të “TO Visit Greenland” tha që ata po ballafaqohen me shumë vështirësi dhe që mbyllja prej shumë muajsh po i pengon ato të organizojnë aktivitetet e planifikuara. Mirjana Ivanusha, MA, prezantoi konceptin e kuponave në Slloveni të cilët ishin shpërndarë për të gjithë qytetarët dhe ishin përdorur proporcionalisht. Kushti ishte që kuponat të përdoreshin deri në fund të vitit 2021 dhe vetëm për ofertat B&B, duke bërë kështu që të kishte një numër të madh ofertash për qytetarët.