Konferenca e parë e projektit të financuar nga fondet e BE-së “Promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të bimëve aromatike dhe medicinale për përmirësimin e jetesës dhe ruajtjen e biodiversitetit” u mbajt në Plavë, me datë 28 prill të vitit 2022. Ky projekt po zbatohet nga komuna e Plavës bashkë me Bashkinë Tropojë, OJF Qendra për Zhvillim dhe Integrim Demokratik dhe OJQ Alpet Shqiptare.
Projekti synon të rrisë kapacitetet e popullsisë në zonën ndërkufitare të Tropojës dhe Plavës mbi përdorimin e bimëve aromatike dhe medicinale, mënyrat e mbledhjes dhe përdorimit të tyre të qëndrueshëm dhe forcimi i kapaciteteve të institucioneve publike për monitorimin e llojeve të bimëve aromatike dhe medicinale.