Në kuadër të aktiviteteve përgatitore që zbatohen para publikimit të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozime, Sekretariati i Përbashkët Teknik në bashkëpunim me Strukturat Operative të dy vendeve pjesëmarrëse (Zyra për Integrimin Evropian, Ministria e Financave – Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë) ju fton të merrni pjesë në workshopin – Klinikat e Projekteve në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020.
Kz event është planifikuar të mbahet të Martën, më 10 korrik 2018, në Podgoricë dhe të Enjten, më 12 korrik 2018, në Shkodër (vendi i organizimit të workshopit do të publikohet më vonë).
Qëllimi i punëtorisë është të përmirësojë kapacitetet e aplikuesve potencialë lidhur me procesin e përgatitjes së projekt/-ropozimeve përmes prezantimeve, diskutimeve dhe këshillimit mbi tejkalimin e gabimeve të zakonshme brenda seksioneve të ndryshme gjatë plotësimit dhe përgatitjes së Koncept Notes së Projektit dhe Formularit të Aplikimit. Draft axhendën mund ta shkarkoni këtu:
CBC Programme_MNE-ALB (2nd CfP)_Project clinics_PG
CBC Programme_MNE-ALB (2nd CfP)_Project clinics_SH
Informatat shtesë për ju janë:
- Gjuha e gjate workshopit është gjuha angleze, me mundësinë e përdorimit të gjuhës shqipe dhe malazeze, nëse është e nevojshme.
- Shpenzimet e transportit të pjesëmarrësve nuk mbulohen nga organizatori.
Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në workshop duke u regjistruar në adresën: petar.belada@jts-mne-alb-mne-kos.org deri me 4 korrik 2018 në orën 14.00.
Ju falenderojmë paraprakisht për bashkëpunimin tuaj dhe konfirmimin në kohë të pjesëmarrjes suaj.