Sekretariati i Përbashkët Teknik (SPT), në bashkëpunim me Strukturat Operative, Zyrën për Integrimin Evropian të Malit të Zi dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ka organizuar dy punëtori – Klinikat e projekteve për aplikues potencialë në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020.
Punëtoritë janë mbajtur në Podgoricë (Mali i Zi) me 10 Korrik 2018 dhe në Shkodër (Shqipëri) me 12 Korrik 2018. Gjithësejt, në këto puntori morën pjesë aktive 46 përfaqësues të autoriteteve/institucioneve kombëtare dhe lokale, institucioneve arsimore dhe shoqërisë civile nga zona e programit.
Qëllimi i punëtorive ishte të përmirësojë kapacitetet e aplikuesve potencialë, sidomos të atyre që nuk ishin të sukseshëm në kuadër të thirrjes së parë për projekt-propozime në Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020, lidhur me procesin e përgatitjes së projekt-propozimeve përmes prezantimeve, diskutimeve dhe këshillimit mbi qasjen e drejtë të plotësimit të përshkrimit të projektit, formës së kornizës logjike dhe formularit të aplikimit, duke përfshirë edhe buxhetin.
Aplikuesit potencialë kishin mundësinë të shtrojnë pyetje lidhur me aplikimin e tyre të mëparshëm dhe morën përgjigjet në përputhje me paketën e aplikimit dhe udhëzimet që janë përdorur gjatë thirrjes së parë për dërgimin e projekt-propozime në Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020. Po ashtu, atyre ju dhanë rekomandime mbi regullimin/tejkalimin e gabimeve të zakonshme brenda seksioneve të ndryshme të aplikimit.
Punëtoritë e ofruara janë pjesë e mbështetjes teknike të programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë IPA Mali i Zi- Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë të financuar nga Bashkimi Europian.