Strukturat operative të IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020, sot, me 17 maj, në Shkodër, kanë organizuar një konferencën solemne për projektet e përzgjedhura për financim në kuadër të Thirrjes së Parë të Programit IPA BNK Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020. Konferenca u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë për Evropen dhe Punët të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, shefja e Strukturës Operative të Malit të Zi, drejtori i përgjithshëm për financimin dhe kontraktimin e fondeve të BE-së (CFCU) në Mal të Zi, udhëheqëja e programit për bashkëpunim teritorijal në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi dhe shefja e Sekretariatit të Përbashkët Teknik.
Në total, 8 projekte ndërkufitare janë propozuar për financim, nga të cilat katër janë në kuadër të Prioritetit Tematik 1: Inkurajimi i turizmit, kulturës dhe trashigimisë natyrore; dy brenda Prioritetit Tematik 2: Mbrotja e mjedisit, promovimi i ndryshimeve klimatike dhe masave për zbutjen e tij, menaxhimi dhe parandalimi i rreziqeve; dhe dy brenda Prioritetit Tematik 3: Promovimi i punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale në të dy anët e kufirit.
Në zbatimin e projekteve, në të dy anët e kufirit, do të marrin pjesë 30 organizata/institucione partnere.
Përfaqësuesit e projekteve të kontraktuara në kuadër të kësaj thirrje prezantuan projektet, si dhe aktivitetet që do të zbatohen në kuadër të këtyre projekteve në 36 muajt e ardhshëm. Në mesin e projekteve të miratuara ishte edhe projekti i Shoqata për Prosperitet Demokratik– Zid (ADP-Zid) – Turizëm miqësorë për fëmijët në rajonin ndërkufitarë, në zbatim të cilit është përfshirë organizata partnere Qendra Fëmijët Sot nga Shqipëria.
Në konferenë morrën pjesë përfaqësuesit e strukturave operative të IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020, përfaqësuesit e institucioneve relevante dhe komunave nga Mali i Zi dhe Republika e Shqipërisë, përfaqësuesit e projekteve të kontraktuara, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediave.
Shkarkuar nga faqja e internetit e Adp Zid.