Gjatë muajve tetor dhe nëntor janë mbajtur takime tematike me përfaqësues të komunave nga zona e IPA programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë. Takimet u organizuan me qëllim promovimin e rezultateve të projekteve të financuara në kuadër të këtyre dy programeve dhe promovimin e programeve të reja të ardhshme IPA III BNK Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë 2021-2027. Takimet ishin një mundësi për përfaqësuesit e komunave/bashkive dhe autoriteteve/kompanive të tjera lokale për të marrë informacion më të detajuar për të dy IPA III programet dhe për të bërë pyetje në lidhje me programin, strukturat e programit, qëllimet dhe prioritetet tematike dhe thirrjet e ardhshme për dërgimin e projekt propozimeve.
Takimet tematike janë mbajtur në 31 komuna, nga të cilat me 16 komuna në Mal të Zi, nëntë në Shqipëri dhe gjashtë në Kosovë. Takimet janë zbatuar nga Sekretariati i Përbashkët Teknik (SPT) dhe, në varësi të vendit ku është mbajtur takimi, nga përfaqësues të Ministrisë së Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Agjencisë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së administrimit të pushtetit lokal të Republikës së Kosovës. Takimet ngjallën interes të madh dhe morën pjesë 139 pjesëmarrës. Të gjitha komunat e vizituara shprehën gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në programet e ardhshme IPA III në të gjitha prioritetet tematike që janë të parapara brenda programeve.
Interesi kryesor i pjesëmarrësve ishte i fokusar në mundësitë për investime në kuadër të projekteve në kuadër të programeve, kornizën financiare, zarfin financiar dhe çështjet e bashkëfinancimit dhe parafinancimit të programeve dhe granteve, si dhe aspektet e zbatimit. Përveç kësaj, janë dhënë sqarime lidhur me përshtatshmërinë e aktiviteteve dhe partneritetit, thirrjeve për dërgimin e projekt propozimeve dhe rregullave të tjera që janë të zakonshme brenda procesit të aplikimit dhe zbatimit.
Një nga pikat kryesore të diskutimit gjatë takimeve ishin edhe kapacitetet e komunave, institucioneve publike dhe ndërmarrjeve në nivel komunal në lidhje me hartimin dhe zbatimin e projekteve të financuara nga BE. Konkluzioni që doli nga diskutimet është se egziston nevoja për ngritjen e kapaciteteve brenda komunave dhe institucioneve përkatëse. Të pranishmëve u sqarua se para publikimit të thirrjeve për dërgimin e projekt propozimeve fillimit në kuadër të të dy Programeve organizohen aktivitete të ndryshme, të tilla si trajnime për hartimin e projekt propozimeve në përputhje me rregullat e BE-së, sesione informative, info ditët dhe forume të kërkimit të partnerëve për projekte, duke theksuar se pritet zbatimi i këtyre aktiviteteve në vitin 2024 dhe se ata do të ftohen të marrin pjesë.
Në kuadër të IPA III Programit të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi – Shqipëri janë vënë në dispozicion 10.7 milionë euro për projektet në kuadër të Fushës Tematike 2: Efiçencë e përmirësuar dhe më e gjelbër burimesh dhe Fushës Tematike 4: Përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe konkurrueshmërisë. Ndërsa në kuadër të IPA III Programit të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi – Kosovë 2021-2027 në dispozicion janë 7.5 milionë euro për projekte nga Fusha Tematike 1: Përmirësimi i mundësive të punësimit dhe i të drejtave sociale dhe Fushës Tematike 4: Përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe konkurrueshmërisë.
IPA Programet e bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë finansohen nga Bashkimi Europian.