Dje në Podgoricë janë prezantuar pajisjet meteorologjike të destinuara për Institutin për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi, përfshirë stacion meteorologjik, server dhe kompjuterë për parashikim numerik të motit dhe paralajmërim të hershëm numerik.
Pajisjet me vlerë 38 mijë euro janë blerë në kuadër të projektit ndërkufitar “Fatkeqësitë natyrore nuk njohin kufij 2”, i cili zbatohet në Mal të Zi nga FORS Montenegro.
Në hapje të eventit, drejtoresha e Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji, Dushica Brnoviq, theksoi rëndësinë e përforcimit të kapaciteteve teknike dhe indirekte profesionale të Institutit.
“Pajisjet e këtij lloji mundësojnë grumbullimin e një numri të madh të të dhënave, gjë që përmirëson ndjeshëm sistemin e informacionit të hershëm për fatkeqësitë e mundshme të motit. Prandaj, çdo projekt i këtij lloji është më se i mirëpritur, sepse është pikërisht në sfondin e vizionit zhvillimor të Institutit”, tha Brnoviq.
Drejtori i organizatës FORS Montenegro, Veselin Shturanoviq, tha se ky prokurim mundëson parashikim më të shpejtë dhe më efikas të kushteve hidrometeorologjike.
„Ndër të tjera, pajisjet do të kontribuojnë në përmirësimin e sistemit të njoftimit të hershëm të fatkeqësive të mundshme natyrore me origjinë meteorologjike dhe hidrologjike”, theksoi Shturanoviq.
Melanie Brajd, menaxhere e programit për bashkëpunim ndërkufitar në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi, theksoi se projekti jo vetëm që sjell njohuri të reja, por gjithashtu krijon lidhje dhe solidaritet në të gjithë rajonin. “Bashkëpunimi rajonal është vlera më e madhe e programeve të financuara nga BE.” Ne do të vazhdojmë të financojmë projekte në Mal të Zi dhe në këtë zonë, si dhe të ndihmojmë popullsinë vendase të përballojë pasojat e fatkeqësive natyrore”, tha Brajd.
Bojan Vujoviq, kryesi i detyres të Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë për Fonde Evropiane në Ministrinë e Çështjeve Evropiane tha se projektet ndërkufitare po arrijnë rezultate konkrete në terren.
“Projektet ndërkufitare kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe në menaxhimin e rrezikut”. Nëpërmjet programeve transnacionale, trepalëshe dhe dypalëshe, Mali i Zi vazhdimisht mbështet projekte që promovojnë dhe forcojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe zhvillimin socio-ekonomik të rajoneve kufitare”, theksoi Vujoviq.
Përveç prokurimit të pajisjeve, deri në fund të projektit, aktivitetet synojnë përforcimin e kapaciteteve të institucioneve dhe shërbimeve për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë, si dhe udhëzime për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes dhe shpëtimit në Mal të Zi dhe Shqipëri në përputhje me praktikat e mira dhe modelet e BE-së, kurse njëkohësisht, projektet synojnë edhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet njësive dhe institucioneve që merren me reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore në Shqipëri dhe Mal të Zi.
Projekti “Fatkeqësitë natyore njohin kufij 2” financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit IPA II të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020 dhe në Mal të Zi bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike. Projekti zbatohet nga FORS Montenegro dhe Prefektura e Shkodrës, kurse vlera totale e projektit është rreth 530 mijë euro.
MINISTRIA E ÇËSHTJEVE EVROPIANE