Me rastin e shpalljes së Thirrjes së dytë për dërgimin e projekt-propozimeve ne kuadër të IPA programit të bashkëpunimit nderkufitarë Mal i Zi- Shqipëri, Zyra për Integrime Evropiane të Malit të Zi në bashkëpunim me Drejtorinë për Financimin dhe Kontraktimin të Asistencës së BE-së nga Ministria e Financave të Malit të Zi dhe Ministria për Evropen dhe punët e jashtme të Republikës së Shqiprisë, nën mbështetjen e Sekretariatit të Përbashkët Teknik të Programit, kanë organizuar sesionet informuese.
Në sesionet informuese të mbajtura në Plavë, Tivar, Shkodër dhe Lezhë, prfaqësueset e Ministrisë së Financave, si Autoritetit Kontraktues të këtij Programi, prezantuan dhe informuan pjesëmarrësit e sesioneve informuese me rregullat e aplikimit në kuadër të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozimeve.
Ne sesionet infromuese, ne mes të tjerave, u theksua se shuma indikative e fondeve të cilat janë në dispozicion për Thirrjen e Dytë, e cila është e hapur për dërgimin e projekt-propozimeve deri më 15 prill 2019, është 2.8 milion euro dhe përfituesit potencialë mund të konkurojnë me projekte brenda prioriteteve tematike të lidhura mbrotjen e mjedisit, promovimin e ndryshimeve klimatike dhe masave për zbutjen e tyre, menaxhimin dhe parandalimin i rreziqeve, si dhe me punësimin, mobilitetin e punës dhe përfshirjen sociale dhe kulturore përgjatë kufirit.
Gjatë sesioneve informuese u vlerësua se IPA Programi i bashkëpunimit bdërkufitar Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020 paraqet një mundësi të mire për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave, si dhe për përmirësimin e cilësisë dhe standarid jetësor të zonave ndërkufitare. Në sesionet informuese morën pjesë mbi 150 pjesëmarrës, të cilët ishin përfaqësues të institucioneve publike, qeverive lokale, institucioneve arsimore, shoqërisë civile dhe mediave.