Në fund të Dhjetorit, ne kuadër të projektit Ruajtja e peisazheve kulturore në Shqipëri dhe Mal të Zi, si pjesë e një fushate për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së arkitekturës tradicionale, u hap ekspozita Rrugët e Trashëgimisë Kulturore – përmes Polimjes në Muzeun Polimje me rreth 100 pjesëmarrës dhe një numër shumë më të madh vizitorësh gjatë Janarit të vitit 2020.
Kjo ekspozitë paraqet fotografi nga arkivat e arkitekturës lokale të Muzeut Polimje, si dhe fotografi të mbledhura gjatë realizimit të këtij projekti. Mysafirët e kësaj ekspozite ishin studentë nga shkollat fillore në Berane dhe Andrijevicë të cilët morën pjesë në një projekt arti që lidhej edhe me arkitekturën tradicionale rurale, dhe u zgjodhën dhe u ekspozuan veprat më të mira të artit. Ekspozita u hap në 20 dhjetor të vitit 2019 dhe ishte e hapur për publikun edhe gjatë janarit të vitit 2020. Kjo ngjarje u hap nga drejtoresha e Muzeut të Polimjes, zonja Violeta Foliq, dhe lektore e ftuar ishte zonja Sandra Kapetanoviq, një nga autorët e studimit të arkitekturës tradicionale që u bë përmes këtij projekti.