Projekti Rritja e Bashkpunimit – nga Antikitetet Kristiane drejt përmirsimit të turizmit ka vijuar të ketë rezultate cilësore në zonën ndërkufitare. Më hollësisht, konferenca e dytë e projektit u mbjat me datë 27 Shtator të 2019 në Shkodër (Shqipëri) në Bazilikën Kristiane të Hotit. Ky event u përqendrua në prezantimin e rezultateve të gërmimit të kishës mbi 1500 vjeçare në Hot të Malësisë së Madhe.
Koordinatori i projektit, përfaqsues i Dioqezës Budimlje Nikshiq, dhjaku Konstatnin Dojiq deklaroi se trashigimia kulturore fetare duhet të konsiderohet në një kontekst bashkëkohor dhe qellimi i këtij projekti është përdorimi i zbulimeve arkeologjike për të zhvilluar turizmin e zonës. Gjurmë të një kishe Paleo-Kristiane që daton në shekullin e 5-të janë zbuluar në Hot gjatë gërmimeve arkeologjike. Akeologu Gëzim Hoxha prezantoi veçanëritë e kësaj kishe, gurët simbolikë që jane përdorur 15 shekuj më parë dhe faktin se kjo kishë është ndër të parat e ndertuara në territorin e Shqipërise dhe Ballkanit. Ndër të tjera, arkeologu Gëzim Hoxha tha që ishin banoret e zonës si dhe pronarët e tokës ku ndodhet kisha ata që kanë ruajtur reliket fetare gjatë kohës së vështirë të komunizmit.