Komuna e Petnjicës, Organizata e Kombëtare e Prodhuesve të Manaferrave, shkolla e mesme e Petnjicës, shkolla e mesme Profesionale “Ndre Mjeda” dhe OJF COSPE Shqipëri, si partnerë në projektin “Të Rinjtë Malazez dhe Shqiptarë për kulturën e Lule Mjedrës“, organizuan aktivitete të shumta për të ndihmuar prodhuesit e rinj vendas të mjedrës në Mal të Zi dhe Shqipëri.
Rezultatet e para pas mbjelljes se mjedrës u bënë të dukshme gjatë muajit mars të vitit 2020, dhe mjedrat më në fund filluan të lulëzojnë në Bushat në komunën e Vau Dejes.