Me datë 25 tetor të vitit 2019, përfaqsuesit e OJQ ADP ZID bashkë me partnerët e tyre Qëndra Fëmijet Sot nga Shqipëria, mbajtën një takim për vlerësimin e aktiviteteve dhe progresit të projektit Turizëm miqësore për Fëmijët. Pjesa e parë e takimit ishte fokusuar në progresin e projektit dhe aktivitetet e realizuara, e ndjekur më pas me një diskutim mbi rëndësinë e dizajnimit, efiçencës, efektivitivitetit, ndikimit, qëndrueshmërisë së projektit dhe aktiviteteve të tij dhe në përfundim ndikimin që duhet të ketë në popullsinë lokale në zonat ndërkufitare.
Takimi përfundoi me një diskutim mbi vështirësitë dhe problemet në lidhje me fazen finale të zbatimit të projektit, si dhe masat korrektive në lidhje me menaxhimin e projektit dhe përgatitjen e hapave për fazat e tjera në vijim.