Në kuadër të aktiviteteve promovuese dhe përgatitore që zbatohen para publikimit të Thirrjeve të treta për dërgimin e projekt-propozimeve, Sekretariati i Përbashkët Teknik, në bashkëpunim me Strukturat Operative të tre vendeve (Zyra për Integrime Evropiane e Malit të Zi, Ministria e Financave e Malit të Zi– Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së E (CFCU), Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës) po ju ftojnë të merrni pjesë në ditët e informuese të organizuara në kuadrin e IPA Programeve të të bashkëpunimit ndërkufitarë Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë 2014-2020.
Duke marrë parasysh masat shëndetësore në lidhje me pandeminë COVID-19, ditët e informuese do të organizohet përmes on-line MS Teams platformës.
Linku për kyçje në evenimet do ju dërgohet përmes emailit.
Gjatë ditëve informuese, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të informohen rreth Programeve të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë 2014-2020 (prioritetet tematike, qëllimet specifike, aktivitetet e pranueshme, zonat e pranueshme, fondet), aktivitetet e mëtejshme të parashikuara brenda programeve, si dhe mbi Thirrjet të ardhshme të cilat do të publikohen. Për më tepër, rregullat e përgjithshme të partneritetit ndërkufitar dhe përmbajtja indikative e paketës së aplikimit do të prezentohen gjatë ditëve informuese.
Për aplikantët potencialë nga komunat Budva, Cetinë dhe Danilovgrad, dita informuese mbi Ipa programim e të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014 – 2020 do të mbahet me datë 11 janar të vitit 2021, me fillim në ora 10.00.
Klikoni këtu për të shkarkuar agjenden: Ipa BNK Mal i Zi- Shqipëri.
Për aplikantët potencialë nga komunat Kolashin, Mojkovac dhe Bijelo Polje, dita informuese mbi Ipa programim e bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Kosovë 2014 – 2020 do të mbahet me datë 12 janar të vitit 2021, me fillim në ora 10.00.
Klikoni këtu për të shkarkuar agjenden: Ipa BNK Mal i Zi- Kosovë.
Për aplikantët potencialë nga komunat Kolashin, Mojkovac dhe Bijelo Polje, dita informuese mbi të dy Ipa programet e bashkëpunimit ndërkufitar (Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë 2014 – 2020) do të mbahet me datë 13 janar të vitit 2021, me fillim në ora 10.00.
Klikoni këtu për të shkarkuar agjenden: Ipa BNK Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë.
Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në Ditët informuese duke na dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit në e-mail adresën: petar.belada@jts-mne-alb-mne-kos.org deri me daten 5 janar të vitit 2021 në ora 15:00. Pas pranimit të forularit të regjistrimit, linku për kyçje në on-line platformën do të ju dërgohet në e-mail adresen të cekur në formularin regjistrues.
Klikoni këtu për të shkarkuar formularin e regjistrimit për evenimentin me 11 janar të vitit 2021: Ipa BNK Mal i Zi- Shqipëri.
Klikoni këtu për të shkarkuar formularin e regjistrimit për evenimentin me 11 janar të vitit 2021: Ipa BNK Mal i Zi- Kosovë.
Klikoni këtu për të shkarkuar formularin e regjistrimit për evenimentin me 12 janar të vitit 2021: Ipa BNK Mal i Zi- Kosovë.BNK Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë.