Ditët e informuese, si pjesë e aktiviteteve promovuese dhe përgatitore që zbatohen para publikimit të Thirrjeve të treta për dërgimin e projekt-propozimeve në kuadrin e IPA Programeve të të bashkëpunimit ndërkufitarë Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë 2014-2020, janë organizuar gjatë muajit janar të vitit 2021 përmes on-line MS Teams platformës. Ditët e informuese janë organizuar nga Sekretariati i Përbashkët Teknik, në bashkëpunim me Strukturat Operative të tre vendeve (Zyra për Integrime Evropiane e Malit të Zi, Ministria e Financave e Malit të Zi– Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së E (CFCU), Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës)
Në kuadër të të dy Programeve ndërkufitare, janë organizua6 gjithësejt gjashtë Ditë informuese sipas datave në vijim:
- Me datë 11 janar të vitit 2021 mbi Ipa Programim e bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri për aplikuesit potencialë nga komunat Budva, Cetinë dhe Danilovgrad;
- Me datë 12 janar të vitit 2021 mbi Ipa Programim e bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Kosovë për aplikuesit potencialë nga komunat Kolashin, Mojkovac dhe Bijelo Polje;
- Me datë 13 janar të vitit 2021 mbi të dy Programet e bashkëpunimit ndërkufitar për aplikuesit potencialë nga komunat Tivar, Ulqin, Podgoricë, Tuz, Berane, Andrijevicë, Plavë, Petnicë, Guci dhe Rozhajë;
- Me datë 14 janar të vitit 2021 mbi Ipa Programim e bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Kosovë për aplikuesit potencialë nga Gjakova, Juniku, Dečani, Peja, Istogut dhe Klines;
- Me datat 19 dhe 22 janar të vitit 2021 mbi Ipa Programim e bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri për aplikuesit potencialë nga Malësia e Madhe, Kurbini, Shkodra, Lezha, Puka, Mirëdita, Fushë Arrëzi, Tropja dhe Vau i Dejes.
Duke marrë parasysh masat shëndetësore në lidhje me pandeminë COVID-19 që janë në fuqi në Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri, Ditët e informuese janë organizuar përmes on-line MS Teams platformës. Në Ditët e informuese moren pjesë 135 pjesëmarrës, të cilit kishin mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të fitojnë përgjigje në lidhje me aspekte të ndryme të këtyre dy Programeve ndërkufitare.
Gjatë Ditëve informuese, pjesëmarrësit paten mundësinë të informohen rreth Programeve të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri dhe/ose Mal i Zi – Kosovë 2014-2020 (prioritetet tematike, qëllimet specifike, aktivitetet e pranueshme, zonat e pranueshme, fondet), aktivitetet e mëtejshme të parashikuara brenda programeve, si dhe mbi Thirrjet të ardhshme të cilat do të publikohen. Për më tepër, rregullat e përgjithshme të partneritetit ndërkufitar dhe përmbajtja indikative e paketës së aplikimit janë prezentuar gjatë ditëve informuese.