Në kuadër të aktiviteteve përgatitore që zbatohen para publikimit të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozime, Sekretariati i Përbashkët Teknik në bashkëpunim me Strukturat Operative të dy vendeve pjesëmarrëse (Zyra për Integrimin Evropian, Ministria e Financave – Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë) ju fton të merrni pjesë në Ditët informuese/Forumet për kërkimin e partnerëve në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020.
Ditët informuese/Forumet për kërkimin e partnerëve do të mbahen:
- Në Shkodër (Shqipëri) më datë 06 Nëntor të vitit 2018, duke filluar nga ora 11.30.
- Në Podgoricë (Mali i Zi) më datë 09 Nëntor të vitit 2018, duke filluar nga ora 11.30.
Vendi i organizimit të evenimenteve do të publikohet më vonë.
Klikoni këtu për të shkarkuar agjenden: Shkodër, Shqipëri
Klikoni këtu për të shkarkuar agjenden: Podgoricë, Mal i Zi
Evenimenti do të mbahet në dy seanca. Gjatë sesionit të parë, pjesëmarrësit do të informohen mbi Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020, parimet e partneritetit ndërkufitar dhe paketën e aplikimit. Gjatë sesionit të dytë, pjesëmarrësit do të marrin pjesë në punëtoritë tematike në përputhje me prioritetet tematike të programit. Kjo do të mundësojë lidhjen e partnerëve të mundshëm të projektit, të cilët do të shkëmbejnë dhe diskutojnë mbi idetë e projektit. Ju lutem që në Formularin e Regjistrimit të caktoni punëtorinë / grupin në të cilën dëshironi të merrni pjesë.
Gjithashtu, ju mund të prezentoni institucionin/organizatën tuaj gjatë Forumit, përmes materialeve promovuese, siç janë fletëpalosja, broshura etj.
Nëse dëshironi të merrni pjesë në forumin që do të organizohet në Shkodër:
Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në trajnim duke na dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit në e-mail adresën andi.cekaj@jts-mne-alb-mne-kos.org deri me datë 01 Nëntor 2018 në ora 15:00.
Nëse dëshironi të merrni pjesë në forumin që do të organizohet në Podgoricë:
Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në trajnim duke na dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit në e-mail adresën petar.belada@jts-mne-alb-mne-kos.org deri me datë 01 Nëntor 2018 në ora 15:00.
Nëse dëshironi të merrni pjesë në të dy ngjarjet, ju lutemi të dërgoni të dy format e regjistrimit në adresat e lartëpërmendura.
Klikoni këtu për të shkarkuar formularin e regjistrimit: Shkodër, Shqipëri.
Klikoni këtu për të shkarkuar formularin e regjistrimit: Podgoricë, Mal i Zi.