Në datat 2 dhe 8 qershor të vitit 2019 projekti Ishujt e Gjelbërt u prezantua në takimin e përvitshëm “Dita e Turizmit Malor” e organizuar nga bashkia Malësi e Madhe dhe VIS Albania si dhe në panairin Eko- Biodiversiteti. Këto dy evente rritën ndërgjegjsimin mbi rëndësinë e mbrotjes së natyrës dhe ambientit dhe u fokusuan në përfitimet e depozitimit të selektuar të mbetjeve. Gjithashtu, u organizuan aktivitete ekologjike për pastrimin e mjedisit me përfshirjen e fëmijëve dhe studenteve. Këto aktivitete ishin të rëndësishme për promocionin e projektit dhe u ndoqën nga 100 pjesëmarrës.