Dita e Bashkëpunimit Evropian është organizuar më 4 Nëntor 2022 nga Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmes (SASPAC) dhe Ministrinë për Çështjet Evropiane, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës dhe me mbështetjen teknike të Sekretariatit të Përbashkët Teknik. Dita e Bashkëpunimit Evropian 2022 u organizua në formën e një panairi projektesh dhe vizita në terren të disa projekteve.
Konkretisht, Panairi i projekteve u hap nga NIPAK-u Shqiptar, z. Ilir Beqaj, Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Bardh Spahia, Prefektja e Shkodrës znj. Majlinda Angoni, shefja e shefja e Departamentit për Programet Dypalëshe Ndërkufitare në Ministrinë e Çështjeve Evropiane, znj. Nada Pejoviq dhe shefja e Sekretariatit të Përbashkët Teknik, znj. Sanja Todoroviq.
Pas fjalimeve hyrëse, përfaqësuesit e të dy vendeve dhe qytetarët e Shkodrës patën mundësinë të vizitojnë stendat dhe të shohin rezultatet e projekteve.
Pas hapjes së Panairit, përfaqësuesit e vendeve patën mundësinë të vizitojnë Njësinë Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë në Rastet e Fatkeqësive që kishte përfitime nga projekti “Fatkeqësitë natyrore nuk njohin kufinj”. Shefi i komandës prezantoi rezultatet e projektit, pajisjet e blera si dy skafe për distanca të gjata dhe të shkurtra, motorë, makinë të re për institucionin e Prefekturës, etj. Ai gjithashtu informoi pjesëmarrësit mbi trajnimet e ofruara nga projekti dhe dha shembuj për disa raste kur ekipi kishte për detyrë të përdorte të gjitha njohuritë dhe pajisjet për ndërhyrje për të ofruar mbështetje për njerëzit në nevojë, si për fatkeqësitë kombëtare ashtu edhe ato ndërkombëtare.
Pas kësaj, pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë aktivitetin “Pitching Event” në kuadër të projektit Work4Youth. Në këtë eveniment po prezantoheshin ide të reja biznesi, të përgatitura nën mentorimin e ekspertëve të projektit, në fund të të cilit u përzgjodhën tre për t’u mbështetur financiarisht.