Drejtoria për Situata të Jashtëzakonshme e Ministrisë së Brendshme në bashkëpunim me Fondacionin për Zhvillimin e Veriut (FORS Montenegro) që nga data 17 prill të vitit 2018, filloi zbatimin e projektit “Fatkeqësitë natyrore nuk i njohin kufijtë”, që synojnë përforcimin e kapacitetet të institucioneve dhe shërbimeve nga Mali i Zi dhe Shqipëria që merren me mbrojtjen dhe shpëtimin dhe reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë, me theks në mbrojtjen nga vërshimet, si dhe në informimin e popullatës rreth rreziqeve nga përmbytjet.
Ky projekti dyvjeçar do të zbatohet në Mal të Zi dhe Shqipëri. Aktivitetet kryesore përfshijnë prokurimin e pajisjeve të shpëtimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet, si dhe të pajisjeve për parashikimin e kushteve hidrometeorologjike. Gjithashtu, aktivitetet e parapara përfshijnë edhe trajnime për përfaqësuesit e institucioneve dhe shërbimeve që merren me mbrojtjen dhe shpëtimin, si dhe me menaxhimin e krizave në rast të fatkeqësive natyrore (natyrore), të fatkeqësive teknike dhe teknologjike dhe fatkeqësive të tjera. Për më tepër, aktivitetet përfshijnë ushtrime demonstruese ndërkufitare, azhurnimin e bazës së të dhënave mbi përmbytjet në rajonin e liqenit të Shkodrës, një seminar mbi modelet e praktikave të mira në lidhje me mbrojtjen nga përmbytjet dhe fushatat ndërgjegjësuese mbi rreziqet e përmbytjeve, masat parandaluese dhe aktivitetet e mbrojtjes dhe shpëtimit.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020. Aktivitet e parapara për zbatim në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohen nga Prefektura e Shodrës.
Shkarkuar nga faqja e internetit e Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi/ /FORS Montenegro.