Muzeu Polimje në Mal të Zi në bashkpunim me Agjencinë e Zhvillimit Rajonal në Bjelasica, Komovi dhe Prokletije, Këshillin e Qarkut Shkodër dhe EuroPartners Development organizuan aktivitete në terren gjatë muajit gusht dhe shtator në kuadër të projektit “Ruajtja e peisazheve kulturore në Shqipëri dhe Mal të Zi”. Për këtë u vëzhguan shtëpitë e vjetra prej guri, shtëpitë prej dërrase/druri, mullinjtë me ujë, stanet, gardhet rurale, në mënyrë që të mblidhet informacioni i nevojshëm për një studim arkitekturorë i cili do t’i prezantojë këto stile tipike shoqëruar me mjaft foto dhe përshkrim të zgjeruar.
Aktivitete në terren në Mal të Zi dhe Shqipëri