Në kuadër të aktiviteteve për hapjen e Thirrjes së Parë për Projekt-propozime në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III Mal i Zi-Shqipëri 2021-2027, Sekretariati i Përbashkët Teknik, në bashkëpunim me strukturat menaxhuese të të dy vendeve (Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës së Republikës së Shqipërisë, Ministria e Ëeshtjeve Evropiane e Malit të Zi dhe Ministria e Financave e Malit të Zi – Drejtoria për Financimin, Kontraktimin dhe Zbatimin e Fondeve të Ndihmës së BE-së (CFCU)), ju fton të merrni pjesë në Forumin për Kërkimin e Projekt-partnerëve.
Forumi për Kërkimin e Projekt-partnerëve do të zhvillohet më 14 shkurt 2025, në orën 11:30, në Shkodër (Shqipëri).
Forumi do të organizohet në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, Hyrja VIP, Kati i 4-t, Shkodër. Vendndodhjen e saktë mund ta gjeni në këtë link: https://g.co/kgs/LEjdVLC.
Ky aktivitet do të organizohet në dy sesione. Gjatë sesionit të parë, pjesëmarrësit do të informohen mbi Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III Mal i Zi-Shqipëri 2021-2027, parimet e partneritetit ndërkufitar dhe përmbajtjen e paketës së aplikimit; ndërsa në pjesën e dytë, ata do të marrin pjesë në punëtori tematike, të cilat korrespondojnë me prioritetet tematike të Programit.
Forumi do t’u mundësojë të gjithë partnerëve potencialë të projektit të njihen me njëri-tjetrin, të ndajnë dhe diskutojnë mbi idetë e tyre të projekteve. Ju lutemi, zgjidhni në formularin e regjistrimit punëtorinë në të cilën dëshironi të merrni pjesë.
Institucioni/organizata juaj mund të prezantohet gjatë Forumit me materialet tuaja promovuese, si fletëpalosje, broshura, etj.
Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e institucionit/organizates tuaj në Forum duke na dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit në adresën e e-mailit: nersada.mandija@saspac.gov.al, brenda datës 11 shkurt 2025, ora 16:00.
Shkarkoni agjendën këtu.
Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunimin dhe konfirmimin e pjesëmarrjes tuaj në kohë.
Sekretariati i Përbashkët Teknik