Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020
Programi IPA BNK
Programi IPA BNK
Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020
Rreth Programit
Programi IPA BNK 2014-2020 ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë është rezultat i punës së përbashkët realizuar nga përfaqsuesit e të dy vendeve pjesëmarrëse, duke përfshirë aktorët kryesorë nga institucionet e nivelit qëndrorë, institucionet lokale të zonës së programit, Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, sipërmarrës dhe organizata lokale. Një Grup Punues i përbashkët u themelua për përgatitjen e dokumentit të programit nën udhëheqjen e Strukturave Operuese. Kështu, programi menaxhohet nga këto Struktura Operuese – Zyrja e Integrimit Europian në Malin e Zi dhe Ministria për Evropen dhe punët e jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Procesi i programimit filloj në muajin korrik të vitit 2013 dhe vazhdoj deri në fund të muajit maj të vitit 2014. Programi u konceptua dhe përgatit nëpërmjet një procesi konsultativ që përfshiu aktorë lokal dhe përfitues potencial nga të dy anët e kufirit. Pyetsorë të posaçëm u përgatitën nga CBIB+ dhe u shpërndanë nga SO-të me mbështetjen edhe të SPT tek institucionet në nivel qëndrorë dhe lokal, OJF, dhe të gjithë aktorët e interesuar për të mbështetur përgatitjen e PESTLE dhe SWOT analizës duke siguruar kështu një nga indikatoret për identifikimin e prioriteteve të përbashkëta të zonës ndërkufitare.
Nga 140 pyetsorë të shpërndarë (70 në Shqipëri dhe 70 Malin e Zi), 91 prej tyre u plotësuan. Përqindja e përgjigjeve në pyetsorë ishte 65%. Intervista sqaruese u organizuan gjithashtu, prej të cilave – 34 në Shqipëri dhe 9 në Malin e Zi. Drafti i parë i dokumentit të programit u dorëzua tek Komisioni i BE-së me datë 15 nëntor të vitit 2013. Gjatë muajit dhjetor të vitit 2013 dy takime prezantuese u mbajtën me përfaqsues të Qeverisjes Vendore në kuadër të procesit për konsultim publik, në Shkodër dhe Lezhë, ku morën pjesë nga 15 persona. Nga ana tjetër konsultime publike u mbajtën edhe në Bijello Polje të Malit të Zi gjatë muajit tetor të vitit 2013 me pjesëmarrjen e 15 personave.
Gjatë periudhës mars-prill të vitit 2014 një raund tjetër i gjerë takimesh dhe konsultimesh publike u organizua nga OS Shqiptare në bashkpunim me CBIB+ me qëllim prezantimin e draftit të dytë të dokumentit për programin ndërmjet Shqipërise dhe Malit të Zi para shoqërise civile, universiteteve, qeverisjes vendore etj, në rajonet që janë edhe zona të lejuara në program. Përfaqsuesit e shoqërise civile dhe të qeverisjes vendore i mbështetën fuqimisht prioritetet tematike të propozuara/përzgjedhura për këtë program dhe gjithashtu dhanë detaje shtesë mbi nevojat specifike të rajoneve, të cilat më pas u reflektuan në dokumentin e programit. Për me tepër, në mënyrë që të koordinohej procesi edhe në nivel kombëtar, një takim konsultativ u organizua me përfaqsues të ministrive të ndryshme në Shqipëri mbi prioritetet tematike dhe aktivitetet e propozuara të programit. Programi ndërkufitarë Mal i Zi – Shqipëri për vitet 2014-2020 u miratua me datë 10 Dhjetor të vitit 2014.
RRETH PROGRAMIT