Informojmë publikun e interesuar se shtatë projekte në vlerë prej 2.6 milion euro janë kontraktuar brenda Thirrjes së Dytë për projekt propozime në kuadër të Programit IPA BNK Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020. Një numër i madh i organizatave/institucioneve partnere aplikuan për financim të projekteve dhe paraqitën gjithsej 53 projekt propozime për dy prioritete tematike. Për më tepër, një total prej 92% të fondeve në dispozicion është kontraktuar brenda thirrjes.
Gjegjësisht, shtatë projekte ndërkufitare u miratuan nën Thirrjen e Dytë, katër prej të cilëve janë nën Prioritetin Tematik 2: Mbrotja e mjedisit, promovimi i ndryshimeve klimatike dhe masave për zbutjen e tij, menaxhimi dhe parandalimi i rreziqeve; dhe tre projekte nën Prioritetin Tematik 3: Promovimi i punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale përmes kufirit. Një total prej 24 organizatash/institucionesh partnere do të marrin pjesë në zbatimin e projekteve në të dy anët e kufirit.
Njoftimin për projektet e financuara mund ta shkarkoni këtu.