Fillimi i zbatim të gjashtë projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian në kuadër të Thirrjes së 3-të për Propozime u shënua më 2 Mars 2023 në Shkodër. Gjegjësisht, gjashtë projekte në vlerë prej 2.1 milionë euro do të realizohen në periudhën e ardhshme në fushën e punësimit, turizmit dhe mjedisit. Në zbatimin e projekteve do të marrin pjesë gjithsej 19 organizata dhe institucione partnere nga territori i Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Gjatë dhënies së certifikatave për përfituesit e Thirrjes së 3-të për Propozime, Koordinatori Kombëtar i IPA-së/Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës së Shqipërisë Z. Ilir Beqaj, iu drejtua në fillim të pranishmëve dhe u shpreh se ky është një moment shumë i rëndësishëm për të shprehur mirënjohjen e thellë ndaj taksapaguesve europianë, kontributi i të cilëve financon këtë program dhe për të konfirmuar gjithashtu angazhimin e dy vendeve tona në rrugën e integrimit europian. Z. Beqaj, veçanërisht theksoi rëndësinë e adresimit të sfidave të ditëve të sotme si ato biologjike, kibernetike apo mjedisore, ku mbështetja e BE-së është thelbësore dhe shumë e nevojshme.
Pas kësaj, Shefi i Strukturës Operative të Malit të Zi në Ministrinë e Çështjeve Evropiane në Mal të Zi, z. Bojan Vujoviq iu drejtua të pranishmëve dhe vuri në dukje se bashkëpunimi ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë është veçanërisht i rëndësishëm në kuadrin e procesit të anëtarësimit, ku është e mundur të shkëmbejnë përvojë dhe njohuri nëpërmjet zbatimit të përbashkët të projekteve, në fusha me rëndësi dhe interes të përbashkët. Ai kujtoi bashkëpunimin mes këtyre dy vendeve, i cili ka nisur 15 vite më parë, dhe faktin se në kuadër të IPA II janë financuar 21 projekte me vlerë totale prej 7 milionë eurosh në fushën e punësimit, mobilitetit të fuqisë punëtore dhe sociale dhe përfshirjen kulturore, mbrojtjen e mjedisit dhe turizmin.
Pas kësaj, znj. Ana Raiçeviq, Zyrtare Kombëtare Autorizuese në Ministrinë e Financave të Malit të Zi, iu drejtua pjesëmarrësve dhe theksoi se avantazhet e programit të bashkëpunimit ndërkufitar reflektohen në krijimin e një vizioni të përbashkët për një të ardhme më të mirë për qytetarët e të dy vendeve, duke mbështetur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, duke inkurajuar integrimin në BE dhe duke nxitur zhvillimin social-ekonomik dhe, siç vlerësoi ajo, struktura e IPA-së malazeze do të përfitojë të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion. Ajo shtoi se “Struktura e IPA-së malazeze është e gatshme për bashkëpunim dhe mbështetje me grantet e dhëna, duke pasur parasysh qëllimin e përbashkët – absorbimin e fondeve në dispozicion të BE-së dhe përmirësimin e rrugës evropiane”.
Drejtuesi i Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, z. Andrea Vera, duke iu drejtuar të pranishmëve tha se ka një cilësi të rritur të projekteve të aplikantëve dhe përfituesve të fondeve të BE-së. Ai shtoi se bashkëpunimi ndërkufitar ka objektiva edhe më të mëdha si koordinimi i ndërsjellë i rrugëve të dy vendeve drejt BE-së dhe bashkëpunimi më i thellë e më i fortë, pasi ato të jenë pjesë e ardhshme e BE-së. “Që nga viti 2012, BE-ja ka kontribuar me më shumë se 8 milionë euro për bashkëpunimin ndërkufitar midis Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe tani të gjithë së bashku po punojmë në përgatitjet e fundit të IPA III me një buxhet prej rreth 12 milionë eurosh”, z. Vera. përfundoi fjalën e tij.
Pas fjalëve të hapjes, Zyrtari i Projektit në Sekretariatin e Përbashkët Teknik z. Nikolla Gjonoviq prezantoi shkurtimisht të gjithë procesin e Thirrjes së 3-të për projekt-propozime duke filluar nga publikimi i saj. Ai informoi të pranishmit për të gjithë afatin kohor të aktiviteteve që janë ndërmarrë nga strukturat e Programit me qëllim informimin, zhvillimin e kapaciteteve të aplikantëve potencialë para dhe pas publikimit të Thirrjes.
Në sesionin e fundit, përfituesit prezantuan së shpejti projektet e tyre para pjesëmarrësve. Aktivitetet e projektit kanë për qëllim fuqizimin e të rinjve, inkurajimin e përfshirjes sociale, përmirësimin e mundësive të punësimit, mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe uljen e rrezikut të fatkeqësive në zonën e programit.
Ceremonia e dhënies së granteve të projekteve të kontraktuara në kuadër të Thirrjes së 3-të për Propozime të Programit IPA CBC Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020 u organizua nga Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës së Shqipërisë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Çështjeve Evropiane dhe Ministrinë e Financave të Malit të Zi me mbështetjen teknike të ofruar nga Sekretariati i Përbashkët Teknik.