Rreth nesh

_

Pas bashkëpunimit të suksesshëm në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2007-2013 (IPA I), dhe zbatimit të suksesshëm të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020 (IPA II), nisi IPA Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri për periudhën 2021-2027 si programi i ri ndërkufitar në kuadër të IPA III.

Strukturat përkatëse të BNK/autoritetet relevante në vendet pjesëmarrëse të IPA III (Menaxhim Indirekt nga ana e Malit të Zi) janë:

  • Mal të Zi: – Ministria e Çështjeve Europiane (Autoriteti Menaxhues) – Ministria e Financave – Drejtoria për Financa, Kontraktimin dhe Zbatimin e Fondeve të Ndihmës së BE-së (CFCU, Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar);
  • Shqipëri: Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës e Republikës së Shqipërisë.

Komiteti i Përbashkët i Monitorimit (KPM) është përgjegjës për monitorimin e zbatimit të përgjithshëm të programit dhe përbëhet nga përfaqësues të dy vendeve përfituese, Mali i Zi dhe Shqipëria, të cilët kanë status të barabartë në KPM.

Zyrat e SPT/Antenna të Sekretariatit të përbashkët teknik (SPT) janë në Podgoricë, Mali i Zi – Zyra Kryesore e SPT-së dhe në Shkodër, Shqipëri.

Qëllimi/impakti i përgjithshëm i programit është të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore, të stimulojë integrimin në Bashkimin Europian dhe të kontribuojë në zhvillimin social, ekonomik dhe territorial duke përmirësuar cilësinë e jetës së popullatës në zonën ndërkufitare të programit, përmes zhvillimit të turizmit të bazuar në trashëgiminë kulturore/natyrore dhe mbrojtjes së mjedisit.

Grupet tematike të Programit (KT), prioritetet tematike (PT) dhe objektivat specifikë/rezultatet (OS) për çdo prioritet tematik janë:

TP0: Ndihma Teknike

  • SO 1: Të sigurohet zbatimi i efektiv, efikas, transparent dhe në kohë i programit të bashkëpunimit ndërkufitar, si dhe të rritet ndërgjegjësimi mbi programin midis komuniteteve kombëtare, rajonale dhe lokale dhe, në përgjithësi, të popullatës në zonën e përshtatshme të programit;

Grupi Tematik 2: Mjedis më i gjelbër dhe përmirësim i efikasitetit të burimeve

  • PT2: Mbrojtja e mjedisit, përshtatja dhe zbutja e ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut;
  • OS1: Territori ndërkufitar është më i qëndrueshëm dhe i aftë për t’u përshtatur me sfidat mjedisore;

Grupi Tematik 4: Përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe konkurrueshmërisë

  • PT 5: Turizmi dhe trashëgimia kulturore dhe natyrore;
  • OS1: Turizmi ndërkufitar dhe trashëgimia kulturore/natyrore kontribuojnë më shumë në zhvillimin ekonomik ndërkufitar;
  • OS2: Të përmirësohet konkurrueshmëria e ofruesve të shërbimeve/NVM-ve në sektorin e turizmit;
  • Shënim: Grupi tematik 5: Përmirësimi i kapacitetit të autoriteteve lokale dhe rajonale për të trajtuar sfidat lokale do të integrohet brenda Programit. Propozimi i përfituesve për integrimin e këtij grupi tematik është paraqitur në dokumentin e programit.

Buxheti i përgjithshëm i programit është 13,790,000 euro, ndërsa kontributi i BE-së për periudhën 2021-2027 është 11.900.000 euro.

Zona e programit përfshinë:

_

Mali i Zi:

Andrijevica, Tivar, Berane, Budva, Cetinje, Danilovgrad, Guci, Kolashin, Petnjicë, Plavë, Podgoricë, Rozhaje, Tuz, Ulqin dhe Zetë;

Shqipëri:

Qarku i Shkodrës, Qarku Lezhë dhe Rrethi Tropojë.

The Programme area CBC